Instituti KTC, në krye me drejtoreshën Violeta Dema dhe Fakulteti i Filologjisë, së bashku me Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, në krye me dekanen e UP-së, Lindita Rugova, kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve të tyre të përbashkëta.
Në thelb të këtij bashkëpunimi, është promovimi i vlerave të përbashkëta dhe inkurajimi i nismave për aftësimin e studentëve të Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge në fushën e gastronomisë në Institutin për Aftësime Profesionale KTC.