Dje u zhvillua ceremonia e certifikimit të studentëve të Institutit KTC, në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, ku është realizuar me sukses projekti në fushën e Rrobaqepësisë dhe Parukerisë.
Në ceremoninë e certifikimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë fjalime inspiruese nga përfaqësues të Institutit KTC dhe Fondacionit Jahjaga, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre programeve për zhvillimin personal dhe profesional të tyre.
Kjo arritje është një dëshmi e punës së palodhur dhe dedikimit të të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve, duke krijuar një ambient mbështetës dhe motivues për studentët.